Menaxhmenti i “Trepçës” ndëshkon minatorët grevistë, ua ndal pagesat e mëditjeve dhe të shujtave

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim që t’u ndalohen pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë të gjithë minatorëve që kanë qenë në grevë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim që t’u ndalohen pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë të gjithë minatorëve që kanë qenë në grevë.

“Të gjithë punonjësit e Trepça Sh.A. të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalohet pagesa për mëditje të rregullta si dhe pagesa për shujtë që nga data 24.10.2023” – thuhet në këtë vendim.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se u.d. kryeshefi është bazuar në atë që punonjësit kanë bojkotuar punën pa paralajmërim si dhe bazuar në Ligjin për grevat, ku thuhet se “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.

Këtë grevë, përmes së cilës po kërkohet edhe shkarkimi i tij, u.d. kryeshefi e ka quajtur të paligjshme, pasi, siç thuhet në këtë vendim, greva nuk është paralajmëruar së paku 7 ditë më herët dhe është hapur pa këshill grevist.

Destan Kerleshi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës” tha se ky vendim është kërcënues dhe shantazhues, por që nuk do ta zbehë zërin e minatorëve.

“Ky është vendim i padrejtë ndaj minatorëve të cilët po e ngrenë zërin për të drejtat e tyre elementare, është shkelje e demokracisë dhe e lirisë së fjalës” – tha Kerleshi.

KALLXO.com është munduar të kontaktojë edhe me u.d. kryeshefin e “Trepçës”, Enis Abdurrahmanin, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Minatorët janë zotuar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u përmbushur tri kërkesat e tyre: Realizimi i pagës mujore me kohë (nga data 6-10 në fillim të çdo muaji), shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.

Minatori i “Trepçës”, Sami Peci, sot duke folur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, i emocionuar ka kërkuar ndihmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të bërë zgjidhje për kërkesat e minatorëve.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika