Mendim Rugova tregon se si do të jetë moti në javët e fundit të këtij muaji

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar të nxehtë të madh këtë javë në vend

Meteorologu, Mendim Rugova, ka paralajmëruar të nxehtë të madh këtë javë në vend.

Rugova në emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini është shprehur se vala e parë e nxehtësisë ka prekur rajonin në përgjithësi me temperatura të larta, duke shtuar se dita e premte dhe e shtunë do të shoqërohen me mbi 35 gradë celsius në vendin tonë, ndërsa në Shqipëri pritet të shkojnë deri 41 gradë celsius.

“Javën e kaluar Deti Egje dhe Turqia Perëndimore kanë pasur temperatura të larta, mbi 40 gradë Celsius në Greqi dhe në qytetin Aidin në Turqi janë shënuar rekorde ku ka arritur temperaturat deri 44.6 gradë Celsius. Hera e fundit ka qenë në 2007. Në disa pjesë kanë arritur 45.7 gradë Celsius temperaturat e larta. Kosova nuk rrezikon të preket nga temperaturat e larta, por që vendet e rajonit, qoftë Shqipëria rrezikon të arrit afërsisht 41-42 gradë Celsius tek Kërçova e Berati. Kjo temperaturë e lartë vjen nga një kupolë e nxehtësisë, kur shtypja atmosferike mbetet e bllokuar dhe në njëfarë mënyre e nxen ajrin, pavarësisht që vjen i nxehti nga Afrika, ajo shkakton rritje të temperaturave. Në Prishtinë e premte dhe e shtune pritet deri 35-36 gradë Celsius”, deklaroi Rugova.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika