Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.
Shkak është bërë lufta në Iran dhe sulmet e saj drejtuar disa vendeve në Gjirin Persik.
MEPJ thotë se situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”,njoftoi MEPJ./tvklan