Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë intervistuar dy gra, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një burri në Graçanicë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 16:05, ndërsa më 31 mars 2026 janë intervistuar dy të dyshuara, shtetase kosovare, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një viktime mashkull kosovar.
“Më 31.03.2026 janë intervistuar dy të dyshuarat femra kosovare pasi që të njëjtat dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt për trajtim të mëtejmë.