Meryl Streep e Anne Hathaway ribashkohen në ‘The Devil Wears Prada 2’ – pushteti, moda dhe hakmarrja fillojnë sërish

Traileri i parë për filmin “The Devil Wears Prada 2” është publikuar zyrtarisht, duke na dhënë pamjet e para të Anne Hathaway si Andy Sachs dhe Meryl Streep si ikona Miranda Priestly.

Meryl Streep dhe Anne Hathaway ribashkohen pas gati dy dekadash

Dy aktoret fituese të Oscarit janë rikthyer në rolet e tyre antagoniste për “The Devil Wears Prada 2”, që pritet të dalë në kinema verën e ardhshme.

Streep, e cila u nominua për Oscar për rolin e redaktores tiranike të një reviste mode, Miranda Priestly, nuk është shfaqur në ndonjë film që nga “Don’t Look Up” (2021).

Së fundmi ajo është përfshirë edhe në projektin “Useful Idiots”, përkrah Sigourney Weaver.

Në kastën e filmit do të rikthehen gjithashtu Emily Blunt dhe Stanley Tucci, ndërsa Kenneth Branagh i bashkohet si bashkëshorti i ri i Mirandës. Pjesë e filmit do të jenë edhe Simone Ashley, Rachel Bloom dhe Lucy Liu, si dhe disa cameo të bujshme nga Lady Gaga dhe Sydney Sweeney.

Çfarë trajton vazhdimi

Filmi, që do të drejtohet sërish nga David Frankel, do ta gjejë Miranda Priestly përballë rënies së industrisë së revistave, të detyruar të bashkëpunojë me ish-asistenten e saj Emily (Blunt), e cila tani drejton një markë luksi dhe buxhetet e saj të reklamimit.

Një sukses që s’u harrua kurrë

Filmi origjinal i vitit 2006, i bazuar në romanin e Lauren Weisberger, fitoi mbi 326 milionë dollarë në mbarë botën dhe më pas u përshtat edhe si musikal në West End.

“Kur bëmë filmin e parë, askush prej nesh nuk e priste suksesin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin që do të kishte tek njerëzit,” ka thënë Emily Blunt në një intervistë të shtatorit.

Ajo shtoi se filmi “ka rrënjë të thella emocionale” për të dhe Stanley Tucci, i cili më vonë u bë kunati i saj.

Një ikonë e frymëzuar nga realiteti

Personazhi i Miranda Priestly është parë gjerësisht si i frymëzuar nga Anna Wintour, ish-kryeredaktorja e “Vogue”.

Xhirimet kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave anembanë botës, me lokacione që shtrihen nga Brooklyn deri në Milano.

Ky projekt shënon një vit shumë të ngarkuar për Hathaway, e cila do të shfaqet gjithashtu përkrah Michaela Coel në filmin “Mother Mary” të David Lowery – një dramë për një yll popi me muzikë origjinale nga Charli XCX.

Ajo do të luajë gjithashtu në adaptimin e romanit të Colleen Hoover, “Verity”, me Dakota Johnson, në thrillerin fantastiko-shkencor “Flowervale Street” me Ewan McGregor, si dhe në “The Odyssey” të Christopher Nolan, përkrah Tom Holland dhe Zendaya.

“The Devil Wears Prada 2” do të jetë pjesë e një vere të mbushur me vazhdime të njohura si “Scary Movie 6”, “Toy Story 5”, “Minions 3” dhe “Spider-Man: Brand New Day”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika