Mes protestave parlamenti i Nepalit përfshihet nga flakët pas dorëheqjes së kryeministrit

Dhjetëra protestues kanë hyrë me forcë në godinën e parlamentit federal të Nepalit në Kathmandu, duke i vënë zjarrin një pjese të ndërtesës.

Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga krahët e parlamentit, ndërsa turma e zemëruar ka thyer dritaret dhe ka shkatërruar mobiliet brenda.

Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin flamurin e Nepalit, po vallëzojnë e brohorasin slogane kundër qeverisë pranë hyrjes, ku është ndezur një zjarr i madh.

Në oborr janë parë motorçikleta që transportonin bimë të shkulura nga kopshti dhe madje edhe piktura nga brendësia e parlamentit.

Në muret e jashtme janë shkruar mesazhe kundër qeverisë, përfshirë grafitin: “e more luftën e gabuar.”

Ngjarja shpërtheu pasi kryeministri i Nepalit dha dorëheqje në kulmin e protestave masive kundër korrupsionit.

Turma ka sfiduar edhe orën policore të vendosur pas të shtënave të së hënës, duke e bërë situatën gjithnjë e më të tensionuar./BBC

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika