Mesazhet e kosovarëve për Bashkimin Evropian

"Udhëtimi drejt BE-së me viza po, azil jo", kjo fjali nuk është pjesë e ndonjë udhëzuesi të Bashkimit Evropian por shkrim që po e bartë një taksi në veturën e tij në komunën e Gjilanit

Shenja që ka vendosur Ruzhdi Berisha, në xhamin e veturës së tij.

Një qytetar nga Gjilani, Ruzhdi Berisha për vite të tëra ka punuar, dhe punon si taksist në qytetin e Gjilanit.

Halli i tij ditor është të siguroj të ardhura për të jetuar, por atë e mundon dicka gjë për të cilën nuk mund t’i ndal as lotët.

Ai  ka shtatë vite që nuk e ka parë djalin, tre nipat dhe bashkëshorten e djalit.

Malli për nipat e vegjël, për të dhe bashkëshorten, Ruzhdiu thotë se është bërë i padurueshëm.

Djali ndodhet në Francë, por Ruzhdia nuk mund ta takojë për shkak se Kosovës nuk po i hiqen vizat.

Ruzhdi Berisha, qan në momentin kur flet për familjen e tij në Francë.

E për këtë arsye Ruzhdi Berisha e ka marr një iniciativë të veçantë.

Në xhamin e prapëm të veturës ka shkruar një lloj udhëzuesi për udhëtim drejt BE-së.

“Udhëtimi drejt BE-së me viza po, azil jo”, ka shkruar në xhamin e prapëm të veturës Ruzhdi Berisha.

Pavarësisht faktit që kosovarët kanë të kufizuar lëvizjen, Ruzhdi Berisha vazhdon të mbetet optimist se Kosovës do t’i hiqen vizat.

E ndjenjën që po e përjeton ky qytetar nga Gjilani, simbolikisht po e përjetojnë edhe shtesat e BE-së të cilët jetojnë në Prishtinë.

Në një lokal përballë EULEX-it, pronari Shpejtim Pafqeli hyrjen për evropianët e ka kushtëzuar me posedimin e një vize.

Pronar biznesi, Shpejtim Pefqeli

Ndërsa, një pronar biznesi, Shpejtim Pefqeli thotë se nga e hëna asnjë mysafirë shtetas i BE-së nuk ka shkelur në restaurantin e tij.

I vetëdijshëm që kjo nismë patriotikë për të, mund ta dëmtojë biznesin e tij, Pefqeli thotë se po e bënë për të treguar se kemi dinjitet.

Ai thotë se po pret përkrahje nga qytetarët por edhe nga bizneset tjera.

Deri në ditën kur kosovarët do të lëvizin pa viza, hyrja për shtetasit e BE-së në këtë restaurant do të jetë e ndaluar.

Shenja që ka vendosur Shpejtim Pefqeli, para lokalit të tij, në shenjë proteste për mosliberalizimin e vizave. “Ndalohet hyrja për qytetarët e BE-së pa viza”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Të fundit nga rubrika