Meta përgëzon Kosovën: Uroj që ky proces të avancojë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe të rajonit tonë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se aplikimi i Kosovës në BE është ngjarje historike dha hap i rëndësishëm. Gjersa, ka uruar që ky proces të avancojë jo vetëm Kosovën por edhe rajonin

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta





Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka thënë se është një ngjarje historike dhe hap shumë i rëndësishëm.

Teksa ka shtuar se uron që ky proces të avancojë me sukses, jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë rajonin.

“Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Meta, për aplikimin e Kosovës në BE ka thënë se është ngjarje historike me orientim të qartë euro-atlantik dhe përkushtim të qytetarëve dhe institucioneve për të ardhmen evropiane.

Ai ka shtuar se ky aplikim do të jetë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të insitucioneve të Kosovës për të ardhmen evropiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, ka theksuar ndër të tjera ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika