Mijëra njerëz protestojnë në Izrael kundër planit të pushtimit të qytetit të Gazës

Protestuesit në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit dhe marshuan drejt rezidencës së kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të shprehur zemërimin e tyre ndaj planit të qeverisë së tij për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës.

Ish-ushtari, Max Kresch, marshoi duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Unë refuzova”.

“Ne jemi mbi 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe refuzuam të vazhdonim të shërbenim në luftën politike të Netanyahut”, i tha ai Emir Nader të BBC-së.

Protesta u zhvilluan në të gjithë Izraelin, në qytete të ndryshme, përfshirë Haifën dhe Tel Avivin.

Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën e tij në Gaza – një përshkallëzim i madh në konflikt – shkaktoi dënim nga OKB-ja dhe shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Kanadanë.

OKB-ja ka paralajmëruar se një marrje e plotë e kontrollit nga ushtria do të rrezikonte “pasoja katastrofike” për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite të mbajtura në Gaza.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë izraelite, liston pesë “parime” për t’i dhënë fund luftës: çarmatosja e Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve, demilitarizimi i Rripit të Gazës, marrja e kontrollit të sigurisë së territorit dhe krijimi i “një administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika