Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherësh kandidat i LDK-së për mandatin e radhës në krye të komunës, ka ndarë një moment nga vizitat e tij në terren.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet gjatë një vizite në Shalë, te konaku i Ali Mejzinollit.
“Sonte në konakun e Ali Mejzinollit në Shalë, faleminderit për pritjen!”, ka shkruar Ahmeti, duke e cilësuar mikpritjen si dëshmi të mbështetjes së fuqishme që po merr nga familjet lipjanase.