Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili disa ditë më parë tha se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po planifikojnë një sulm ndaj Serbisë.
Milanoviq ka theksuar se memorandumi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes tre vendeve nuk përbën kurrfarë aleance ushtarake.
“Ky është një njeri mjaft interesant. Si ta sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Mund të më besosh mua në fjalë, në fund të fundit unë vendos për këtë. Kjo nuk është mirë të dëgjohet, përveç që është e çmendur”, ka deklaruar ai, transmeton Index.hr.
Vuçiq iu kundërpërgjigj Milanoviqit, duke thënë se është president krenar i Serbisë dhe se nuk do të diktohet nga askush për fjalët e tij.
Ai ka shtuar se dëshiron paqe dhe marrëdhënie më të mira me fqinjët, pavarësisht komenteve negative që ka dëgjuar, transmeton Danas.rs.
Vuçiq thotë se ka frikë nga aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
