Millosh Steviq dyshohet për ndikim tek votuesit në Graçanicë, u kërkonte raporte mjekësore për asistencë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një informacion anonim lidhur me dyshimet se Millosh Steviq, ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga disa persona, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me procedurat ligjore.

Gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa ai është intervistuar nga organet kompetente.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik.

Arrestohet “dora e djathtë” e Radoiçiqit, Millosh Steviq

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika