Minatorët e Stan Tergut fillojnë punën një ditë pas incidentit

Minatorët e Stan Tergut, po vazhdojnë punën e tyre normalisht ani pse gjashtë ditë më parë, si pasojë e një incidenti në minierë mbetën të lënduar 13 punëtor. Gjatë ditës televizioni ka vizituar ketë minierë dhe ka mësuar nga afër se si është gjendja dhe nëse ka ende rrezik nga ajri që la boca e Asidit-Klorhidrik

Ilustrim

Vetëm gjasht ditë me parë,  pikërisht në horizontin e  11, një incidentë gjatë bartjes së një bombole më Acid-Klorhidrik,  do të shkaktonte lëndime tek 13 minatorë, dy prej të cilëve po vazhdojën ende trajtimin mjeksorë në Spitalin rajonal të Mitrovicës Jugore.

Shyqeri Sadiku,  që morri drejtimin e  minierës vetëm një ditë pas incidentit, thotë se komisioni I brendshëm ka vlerësuar se minatorët mund të fillojnë punën menjëherë.

Shyqri Sadiku-Drejtor në minierën e ‘Trepça’ në Stan Tërg ka theksuar se “ Unë e kom prnu detyrën ditën e enjte dhe menjeherë I kom marr masat e  siguris për vendin ku ka ndodh aksidenti, kemi bërë një komision dhe në raportet e tyre që I kanë sjell ato komisone,  na I kanë pru rezultatet që mund të fillojë puna dhe sot po vazhdonë puna normalishtë”.

Ndonëse ky komision ka thënë se puna mund të vazhdohet, gjatë të premtes shkaku i ajrit nga acidi, disa minator përsëri kërkuarn kërkuan ndihmen e mjekut.

“ Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, mbrapa, disa minatorëve të minirës së Stand Tergut, kanë treguar për televizionin së vazhdonë të ketë ende erë të rënd”.

Për atë që ndodhi më 17 janar, të shqetësuar po shprehen ata që përfaqësojnë të drejtat e minatorëve.

Ibrahim Jonuzi-Kryetar I Sindikatës së Minatorëve të “Trepcës” ka theksuar se “Ndërrmarja e ka për obligim më siguru sigurimin shëndetësor por ashtu siq kemi njoftime edhe në rastin kur ka ndodhë aksidenti nuk kemi pasur sigurim dhe minatorët janë ballafaqu tash e tri vite që në cdo lëndim në punë të gjitha pagesat ti kryejnë vet dhe nuk j’u është mbulu nga kompanit e sigurimeve”.

Derisa në Spitalin e Mitrovicës po vazhdojnë trajtimin dy minatorët e  lënduar, në Stan Terg po pritet edhe raporti përfundimtar nga Komisionin për Miniera dhe Minerale, për të ditur se si erdhi deri tek incidenti.

 

 

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika