Minatorët e Trepçës përfundojnë grevën pas 10 ditësh

Pas 10 ditësh grevë, minatorët e Trepçës kanë dalë nga nëntoka dhe e kanë ndërprerë protestën, pas arritjes së një marrëveshjeje me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë

Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas Radio Televizionit të Kosovës, një marrëveshje thuhet se është arritur në orët e para të së premtes.

Në ndërmarrjen “Trepça” kanë qëndruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, teksa pas arritjes së marrëveshjes, minatorët kanë ndërprerë grevën dhe kanë dalë nga nëntoka ku kanë qëndruar 10 ditë.

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ishin në grevë që nga data 24 tetor. Pavarësisht rëndimit të gjendjes shëndetësore të tyre, greva kishte vazhduar deri në ditën e 10-të.

Kërkesat e minatorëve ishin që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Ndryshe, menaxhmenti i “Trepçës” ka marrë vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator, me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika