“Ministër propaganda”- Bajrami e akuzon ministrin Murati për manipulim me shifra

Bajrami e ka quajtur Muratin, “Ministër Propaganda”, sepse, sipas saj, janë gënjeshtra pretendimet e tij se pagat në sektorin publik janë rritur për 17 për qind në vitin 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka vazhduar polemikat në distancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, sa i përket çështjes së rritjes së pagave.

Bajrami e ka quajtur Muratin, “Ministër Propaganda”, sepse, sipas saj, janë gënjeshtra pretendimet e tij se pagat në sektorin publik janë rritur për 17 për qind në vitin 2023.

Po ashtu, deputetja e LDK-së e akuzoi Muratin për keqpërdorim të parasë publike, duke ia përmendur pagën prej 7 mijë e 500 eurosh të Gani Jakupit.

“Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bjen që i ke rritë pagat për 17%, por i bjen që me taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike”, tha ai.

Bajrami ka folur edhe për inflacionin në kohën sa ishte kryeministër Avdullah Hoti.

“Ndërsa sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit ministër i financave, ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qenë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, d.m.th. çdo pagë është zhvlerësu me së paku 23%”, tha ajo.

Tutje, ajo e akuzoi ministrin e Financave edhe për mirëqenien e pensionistëve, duke e fokusuar kritikën te mosrritja e pensioneve të tyre.

“Pyeti pensionistët qysh ndihen sot. 100 eurot që ju ke dhënë njëherë gjatë vitit 2023 ju kanë përmirësu jetën atyre që i kanë marrë një javë, vetëm një javë, hiç ma shumë. Po të punoje e të dije, sot pensionet të ishin më të larta se paku për 23%, aq sa ka inflacion. Pensionistët nuk i kanë pasë problem çmimet e larta vetëm javën kur ti ju ke dhënë 100 euro, ata përballën me çmime të larta çdo ditë”, tha Bajrami.

Krejt në fund, deputetja Bajrami foli edhe për 70 milionët e ndarë për bizneset sa ishte LDK-ja në Qeveri, për të cilat tha se ishte masa më transparente në histori të ndonjë qeverie të Kosovës.

“Edhe e fundit ministër propaganda, 70 milionë euro që i kemi shpërnda për biznese në kohën e mbylljes totale të pandemisë ka qenë masa me transparente në histori të Qeverive të Republikës së Kosovës. Qysh po mendon me i arsyetu ti 881 milionë euro që i ke shpërndarë pa asnjë efekt, asnjë”, tha deputetja Bajrami.

“Çka ndodhi me 160 çerdhe?

4000 banesa për qifte të reja?

Shportë të konsumit me të lirë?

Energji me të lirë?

Etj?

E kujt është kjo propagandë?”, vijoi ajo.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika