Ministri çek i përgjigjet Bislimit: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur me dialogun me Serbinë

“Do të doja të them se integrimi i Kosovës në BE është fuqishëm i lidhur me dialogun me Serbinë”, ka deklaruar ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, ka thënë se integrimi i Kosovës drejt BE-së është i lidhur me dialogun me Serbinë.

“Do të doja të them se integrimi i Kosovës në BE është fuqishëm i lidhur me dialogun me Serbinë”, ka deklaruar ministri Dvorak.

Sipas tij, raportet ndërfqinjësore në mes të dy vendeve që synojnë anëtarësimin në BE janë çështje kruciale, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për secilin shtet tjetër.

“Çështja e fqinjësisë së mirë dhe integrimit është çështje që aplikohet për të gjitha shtetet e Ballkanit”, ka vijuar Dvorak.

Teksa në këtë konferencë të përbashkët për medie, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të kundërtën.

Sipas Bislimit, është shumë me rëndësi që të ndahet procesi i dialogut Kosovë – Serbi nga procesi i integrimit të Kosovës në BE.

Dvorak tutje tha se Çekia në periudhë afatgjate ka qenë mbështetëse e përpjekjeve euroatlantike të Kosovës, teksa përmendi edhe liberalizimin e vizave.

“Po ashtu, jam i kënaqur që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë aq lehtësisht, sikurse unë kam udhëtuar drejt Kosovës dhe më vjen mirë që konfirmoj se mbështetja e vazhdueshme e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në KiE”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika