Ministri Çeku priti në takim alpinistët që ngjitën Mont Blanc

Gjersa i ka përgëzuar për suksesin e tyre, Ministri Çeku i ka njoftuar edhe me programet e Ministrisë së Kulturës për masivizimin e sportit në vend

Ministri Çeku dhe pjesëmarrëset e grupit alpinist "Prishtina"

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka pritur në takim disa nga alpinistet që u ngjitën në njërën ndër majat më të larta të Alpeve, majën Mont Blanc në Francë.

Ministri Çeku ka takuar Arbenita Pajaziti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Shpresa Ismaili, tri vajzat që ishin pjesë e ekspeditës pesë ditore që u organizua nga klubi Alpin “Prishtina”.

Përgjatë takimit, u diskutua për eksperiencën e tyre në këtë ekspeditë, për rëndësinë e promovimit dhe vetëdijësimit të njerëzve për benefitet e aktivitetit fizik dhe sportiv.

Gjersa i ka përgëzuar për suksesin e tyre, Ministri Çeku i ka njoftuar edhe me programet e Ministrisë së Kulturës për masivizimin e sportit në vend.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte një ndër mbështetësit  e këtij aktiviteti përgjatë të cilës, ishin 28 persona pjesmëmarrës.

“Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve për arritjen e tyre”, ka shkruar Çeku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika