Ministri i Jashtëm turk viziton Kosovën

Të shtunën e 18 qershorit, në Kosovë do të vijë për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, të shtunën e 18 qershorit do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), ka bërë të ditur se ministri turk do të arrijë pasditen e së shtunës, rreth orës 17:30.

“Z​ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të mirëpretë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë qëndruar liderë të rëndësishëm të shteteve të Evropës, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ndryshe, gjatë muajit maj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku ishte pritur në takim nga Ismail Demir.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes

Mehaj dhe Demir kishin nënshkruar një marrëveshje të llojit Shtet me Shtet “Goverment to Goverment” për furnizimin e Republikës së Kosovës (RKS), me artikuj dhe produkte ushtarake, të cilat janë të llojit që përdoren për mbrojtje, ndërsa këto furnizime do të bëhen nga Republika e Turqisë.

Nënshkrimi i marrëveshjës në mes të të dyja vendeve ishte publikuar në rrjetin social Facebook, nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, kishte shkruar Mehaj.

Ndërsa, ai kishte njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes për synimet e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në NATO.

Por, Mehaj kishte kërkuar rolin e Turqisë në këtë proces, duk thënë, “mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme”.

Kjo nuk është marrëveshja e parë ushtarake në mes Kosovës dhe Turqisë. Në të kaluarën ka pasur edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Më 9 korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte arritur marrëveshje për furnizim me automjete të blinduara të llojit “Vuran”.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika