Ministri i Mbrojtjes: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola ka thënë se vendi i tij do t'i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Foto: REL

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, të shtunën e 18 shkurtit ka thënë se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke.

Ministri Savola për Associated Press ka thënë se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar.

“Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, ka thënë Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih.

Parlamentet e 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fund të janarit ka thënë se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

Turqia si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit. Ky vend  ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë, kjo e fundit ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë ka djegur një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji.

Turqia ka shprehur mospajtim dhe për vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Suedia është aleati më i afërt mbrojtës i Finlandës. Në rast të një konflikti me Rusinë, me të cilën Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 300 km NATO-s do t’i duhej territori suedez për të ndihmuar Finlandën të mbrohej. REL

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika