Ministri Krasniqi për vërshimet: Fokusi jonë kryesor është që të jemi afër qytetarëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se janë në koordinim me të gjitha strukturat e vendit për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj janë takuar me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura,  dhe kanë diskutuar për situatën aktuale të vërshimeve.

“Sot situata është më e qetë dhe e menaxhueshme por dëmet janë të mëdha”, ka thënë Krasniqi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini. Sipas tij më e mira në këtë situatë është që nuk ka të lënduar apo të vdekur.

Ministri Krasniqi ka shtuar se shumë komuna janë te përfshira nga vërshimet por Skenderaj dhe Mitrovica janë më shumë të prekura.

“Fokusi jonë kryesor është që të jemi afër qytetarëve dhe t’i ndihmojmë me gjërat elementare. Nevojat janë në intervenim të shpejtë, kështu që niveli qendror me të gjitha strukturat e saj është në dispozicion të jetë afër qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ministri Krasniqi ka shtuar se nuk posedon shifra se sa qytetarë kane pasur nevojë të evakohen. “As në komuna nuk është e menaxhueshme shifra, për shkak se shumë qytetarë mund të largohen në mënyrë autonome”, ka theksuar ai.

Ministri i MAPL-së ka potencuar se janë në koordinim me të gjitha strukturat e vendit për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika