Ministri Krasniqi viziton kryetarin e Leposaviqit, njoftohet për plotësimin e kabinetit

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shkuar për vizitë në objektin e komunës së Leposaviqit, ku është takuar me kryetarin Lulzim Hetemi, i cili ka disa javë që nuk ka dalë nga objekti.

“Në takim me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në komunë, me ç’rast kryetari më njoftoi për vendimet e fundit”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se Hetemi “ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri”.

Ai ka falënderuar kryetarin Hetemi “për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”.

Ndryshe, protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të komunës, por ata i ka ndaluar KFOR-i.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika