Ministri Mehaj: Miratimi i Ligjit për Policinë Ushtarake në FSK, hap tjetër drejt anëtarësimit në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është hap i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes





Pas hyrjes në fuqit të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponente si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.

Mehaj shprehet se miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të anëtarësimit në NATO.

“Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik”, ka shkruar Mehaj në Facebook.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika