Ministri Murati pret në takim drejtorin ekzekutiv të FMN-së

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Daniel Palotai

Pamje nga takimi

Këtë të premte, ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Daniel Palotai.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, z. Daniel Palotai dhe Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë, z. Gabriel Di Bella. Me këtë takim u shënua përmbyllja e misionit të ekipit të FMN-së, të cilët qëndruar në Kosovë përgjatë muajit mars”, njofton Ministria e Financave.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket fushëveprimtarisë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Ministri Murati ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të FMN-së  dhe ekipin për mbështetjen e ofruar deri më tani, ndërsa të dy palët u shprehën të gatshme për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fusha me interes të veçantë për Kosovën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika