Ministri Peci: 8.5 milionë euro subvencion për sektorin e bletarisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se përmes granteve dhe subvencioneve janë ndarë 8.5 milionë euro për sektorin e bletarisë

Foto nga Ministria e Bujqësisë, 20 maj 2024.

Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e bletarisë përmes subvencioneve dhe granteve arrin në 8.5 milionë euro.

Kjo mbështetje është bërë e ditur nga ministri i BPZhR-së, Faton Peci, me rastin e shënimit të “Ditës Botërore e Bletës”.

Po në këtë ditë, ministri Peci ka vizituar bletarin Bajram Bajrami nga fshati Berivojc i Komunës së Kamenicës, i cili posedon 700 koloni të bletëve, në rreth 400 koshere, të shpërndara në 13 parqe të ndryshme.

Siç ka njoftuar Ministria në fjalë, gjatë vizitës në veprimtarinë e këtij bletari, ministri Peci ka parë nga afër se në këtë fermë plotësohet zinxhiri i vlerës nga prodhimi dhe përpunimi i produkteve dhe i nënprodukteve të mjaltës deri edhe te përpunimi i helmit të bletës si një ndër produktet kyçe për përdorim në mjekësi.

“Bletarinë si një ndër sektorët më me potencial në vend po e mbështesim përmes subvencioneve dhe granteve, duke ndikuar në këtë mënyrë zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kësaj veprimtarie bujqësore”, ka thënë ministri Peci.

Po ashtu, ai ndër të tjerash, ka theksuar se ashtu siç bletët punojnë në grup dhe për të mirën e përgjithshme të kolonive, ashtu edhe ne si shoqëri duhet të ndjekim shembullin e tyre drejt krijimit të politikave zhvillimore në favor të fermerëve tanë dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika