Ministri Peci për çështjet e menaxhimit të pronës: Po i denoncoj të gjitha shkeljet që janë bërë në të kaluarën

“Unë i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj në Prokurori çdo çështje ligjore, e cila është ndërmarrë në të kaluarën në Ministrinë e Bujqësisë”.

Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në studion e “FIVE” të RTV Dukagjini.

Peci ka thënë se çështjet e menaxhimit të pronës janë ato për të cilat ka pranuar vërjetje të vazhdueshme. Si rrjedhojë, ka autorizuar krijimin e një komisioni specifik.

“Në kuadër të angazhimeve të mija për të pasur një punë dhe angazhim më efikas…në vazhdimësi kam vërejtur se diku për më shumë se 10 vite, vërejtjet e vazhdueshme të auditorit kanë qenë për çështjet e menaxhimit të pronës dhe përderisa kam parë që ky është njëri ndër defektet e mëdha në qeverisjen e Ministrisë së Bujqësisë, unë kam autorizuar që të formohet një komision, i cili evidenton se cilat janë shkeljet dhe pse kjo është një vërjetje e vazhdueshme për më shumë se një dekadë”, ka deklaruar Peci.

Ndër të tjera, ai përmend edhe njërin nga vendet ku pretendon të ketë gjetur shkelje mbi çështjen e lartcekur.

“Të gjeturat e komisionit janë edhe më skandaloze sesa auditori, diku për 10 vjet rresht e ka ngritur si një problematikë. Unë i kam denoncuar dhe vazhdoj ti denoncoj në Prokurori çdo çështje ligjore’, e cila është ndërmarrë në të kaluarën në Ministrinë e Bujqësisë. Instituti Bujqësor me seli në Pejë, mënyra se si është menaxhuar për më shumë se 10 vite, unë e them me përgjegjësi të plotë morale se thjesht është mënyra më e keqe se si mund të abuzohet me pozicionet dhe drejtimin e atij institucioni”, ka deklaruar ai.

Së fundmi, në llogarinë e tij në Facebook, Peci ka publikuar foto nga kryeqyteti, të këtyre pronave me detaje për denoncimin e tyre në Prokurori.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika