Ministri Peci për këshilltarin e dënuar për falsifikim të votave: S’do të jetë më pjesë e kabinetit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka konfirmuar se ka shkarkuar këshilltarin politik, Enis Osmani, pasi i njëjti është dënuar me një mijë e 500 euro gjobë, për falsifikim të rezultateve të votimit.

Ministri i këtij dikasteri, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Osmani nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci.

Ndryshe, në 24 janar të vitit 2023, Enis Osmani është shpallur fajtor për “Falsifikim të rezultateve të votimit” të vitit 2017.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 7 shkurt 2022 pati ngritur aktakuzë kundër Enis Osmanit, me arsyetimin se më 11 qershor 2017, i pandehuri Enis Osmani në vendvotimin me numër 1115B/02D për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të këtij vendvotimi, duke keqpërdor pozitën, detyrën apo autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, ka shtuar dhe hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika