Ministri Peci merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit

Ministri Faton Peci, në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit, ka zhvilluar takime dhe ka marrë pjesë në aktivitete, ku kanë diskutuar për politikat bujqësore dhe mundësitë e bashkëpunimit për të përmirësuar sektorin bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Peci ka zhvilluar një takim me ministrin, Marc Fesneau, me të cilin kanë diskutuar për politikat bujqësore, strategjitë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për të përmirësuar sektorin bujqësor.

“Në vazhdën e aktiviteteve, mora pjesë në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”, duke e potencuar rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Peci.

Ministri ka treguar se pastaj kanë pasuar në Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila, sipas tij, shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika