Ministri Peci viziton shtëpinë e rrënuar të gjyshit të vet gjatë luftës: Do ta ndërtojmë sërish atë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar truallin e shtëpisë së gjyshit të vet, Asllan Asllanit, këtë të shtunë, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar truallin e shtëpisë së gjyshit të vet, Asllan Asllanit, këtë të shtunë, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë.

“Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës”, ka shkruar ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë ka thënë tutje se “urdhërzbatuesit e okupatorit” kanë djegur çdo gjë, por nuk kanë mundur të marrin truallin me vete, duke shtuar se shtëpinë e profesorit Berisha do ta ndërtojnë sërish.

“Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!”, ka thënë ministri Peci.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika