Ministri turk i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler, do të kryejë një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. Vizita do të ndodhë nesër më datë 17 tetor 2023

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler), nesër do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi për mediat.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e martë) më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler.

Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45, do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika