Ministria e Financave e hap Zyrën e Punësimit në objektin e komunës së Leposaviqit

"Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë"

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka hapur Zyrën e Punësim në objektin e komunës së Leposaviqit.

Siç thuhet në njoftim, nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe riaftësim në punë.

“Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha, vizituan sot komunën e Leposaviqit, ku u takuan me kryetarin e komunës, Z. Lulzim Hetemi. Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e komunës së Leposaviqit. Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe riaftësim në punë”, thuhet në njoftim.

“Në lidhje me këtë, kryetari Hetemi dhe drejtoresha Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe komunës së Leposaviqit, ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve, si dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika