Ministria e Financave: Ekzekutohen në tërësi pagesat prej 100 euro për studentët, nis edhe bursa e mobilitetit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë qenë përfitues.

Pagesat janë ekzekutuar në disa grupe.

Po ashtu, ministria bën të ditur se kanë filluar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe plotësojnë kriteret për këtë mbështetje.

Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.

Për ankesa apo paqartësi, ministria ka vënë në dispozicion këto adresa elektronike:

Për ankesat lidhur me shtesën prej 100 euro: [email protected]

Për ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit: [email protected]

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika