Ministria e Jashtme e Iranit: “Dy, ose tre çështje kyçe” penguan një marrëveshje

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se mosmarrëveshjet mbi “dy, ose tre çështje kyçe” penguan arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Islamabad.

Esmaeil Baqaei i tha transmetuesit shtetëror IRIB të dielën se të dyja palët arritën marrëveshje për disa çështje, por shtoi se kishte një “hendek në qëndrime” për çështje të tjera, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance më herët kishte identifikuar mungesën e një angazhimi të qartë nga Teherani për të hequr dorë nga një armë bërthamore si një çështje kyçe.

Ndërsa mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se Teherani aktualisht nuk ka plane për një raund tjetër negociatash, Baqaei mbajti një ton më pak përfundimtar në intervistë, duke thënë se “diplomacia kurrë nuk përfundon”.

“Nuk duhej të kishte pritshmëri që mund të arrinim një marrëveshje në një seancë të vetme. Nuk besoj se dikush kishte një pritshmëri të tillë,” tha ai.

Baqaei u shpreh se ishte i sigurt që Irani do të mbetej në kontakt me Pakistan, ndërmjetësin e bisedimeve, si dhe me “miq të tjerë në rajon”, megjithëse nuk specifikoi nëse Teherani planifikon të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika