Ministria e Jashtme në Shqipëri: Shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë

Pas sulmit kibernetik që ka ndodhur të dielën në platformën qeveritare të Shqipërisë e-Albania ka reaguar dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke thënë se sulmi kibernetik ka dëmtuar shërbimet online

e-Albania

Sulmi kibernetik ndaj platformës qeveritare e-Albania në Shqipëri, të dielën e 17 korrikut, ka bërë që shërbimet konsullore online të ndërprehen deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrike për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

MEPJ ka theksuar se “është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mosaksesimit të shërbimeve publike”.

Për këtë situatë ka reaguar dhe Kryeministria e Shqipërisë, duke thënë se sulmi i hakerave vjen nga jashtë Shqipërisë dhe se ai është shumë i sofistikuar dhe sinkronizuar. Më tej, në njoftim thuhet se faqet do të jenë përkohësisht jashtë funksionit deri në shmangien e dëmeve.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika