Ministria e Mbrojtjes demanton Haradinajn për humbjen e një droni të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e ngritura nga Daut Haradinaj se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka humbur një dron.

Lidhur me këto deklarime të Haradinajt RTV Dukagjini ka dërguar pyetje në Ministrit ë Mbrojtjes të cilët kanë thënë se ministri Maqedonci në bazë të rregullt pranon raporte për zhvillimet në FSK përmes komandantit të saj.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes asnjëherë nuk është raportuar për humbje të ndonjë droni të saj apo incidente të natyrës së njëjtë.

”Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në baza të rregullta pranon raporte rreth zhvillimeve në FSK nga Komandanti dhe strukturat e FSK-së. Asnjëherë nuk është raportuar nga FSK dhe as nga strukturat të Ministrisë së Mbrojtjes për ndonjë incident që ndërlidhet me pretendimet për humbje te ndonjë droni’’, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Tutje gjithashtu thuhet se kjo ministri ka besim të plotë në profesionalizmin e FSK-së.

”Ne kemi besim të plotë dhe të palëkundur në profesionalizmin dhe aftësinë e strukturës së FSK-së për mbikqyrje dhe menaxhim të aseteve të saj’’, thuhet në përgjigje.

Haradinaj kishte thënë se po e kursejnë Ministrin Maqedonci në të kundërtën, sipas tij do t’ia publikonin edhe numrin serik të dronit.

“Shumicën e ministrisë e udhëheq njeri që s’ka rol në ekzekutiv, është nga një subjekt politik e që merr vendime në Ministrin e Mbrojtjes dhe qe ai njeri deri diku është i dyshimtë, e keni pa në prokurori që po shkon po intervistohet. Nuk po e përmendi me emër, por ai e di shumë mirë që unë nuk flas kot. Por për shkak që është temë senzitive unë e kam kursyer, se ja kisha tregu edhe numrin serik të dronit që i ka humb. Ka shumë sene që ministri e di që ne pe kursejmë. Ai ministër nuk duhet me dal shumë me fol, por mi kry detyrat edhe mos mi lënë tjerët me ju bë ministër, se unë qe çmoj personalisht. Ja 10 janë ministra, veç ky nuk është ministër, ky veç rrogën e merr si ministër, kurrë një sen tjetër nuk është, as se vet kush sen, as në qeveri e as ministri. Me vjen keq, por ai e di qe është kështu”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika