Ministria e Mjedisit dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale, Zogiani: Dyshojmë për shkelje të ligjit

Zv.ministri i mjedisit, Avni Zogiani

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se ka dorëzuar dy dosje në Prokurorinë Speciale, që dyshohet se kanë të bëjnë me shkelje të rëndë të ligjit.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani.

Në një postim në Facebook, Zogiani ka thënë se rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin ka thënë se “grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumentave”.

May be an image of ticket stub, blueprint and text

Ndërsa, rasti i dytë, po ashtu, ka të bëjë me dyshime për “keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë”.

May be an image of blueprint and text

Ai pret që Prokuroria Speciale të gjejë kohë e vullnet për këto dosje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika