Ministria Punëve të Brendshme: Mbyllet pika kufitare në vendkalimin në Merdare

Qendra për Menaxhimin e Kufijve e Kosovës, në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se është mbyllur vendkalimi kufitarë në Merdare për shkak të bllokimit të rrugës në territorin e Serbisë nga ana e nacionalistëve serbë

Si pasojë e barrikadës së vendosur në anën shtetit të Serbisë nga nacionalistët serbë, është mbyllur qarkullim për automjete në pikën kufitare në Merdare.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, më saktësisht, Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar.

Një grup prej 20 personash, disa edhe të uniformuar, kanë bllokuar rrugën në drejtim të Merdares (Podujevës) nga drejtimi i Kurshumlisë, bëjnë të ditur burime zyrtare të RTV Dukagjini brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ata kanë vendosur një kamion me rimorkio dhe traktorë, gjoja për t’i mbështetur serbët e veriut të Kosovës.

Bllokuesit e rrugës kanë njoftuar se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë.

Në Kuvendin e Serbisë është kërkuara që diasporës kosovare t’i ndalohet hyrja në Serbi në prag të festave të fundvitit, andaj edhe kjo bllokadë është në frymën e asaj kërkese.

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, shqiptarëve të Kosovës që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit, pasi sipas tij, kosovarët e përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në atdhe.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raportom gazeta serbe N1, përcjell Portali Dukagjini.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika