Ministrja e Jashtme e Holandës: Shumë e shqetësuar me zhvillimet në veri

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare bëjnë thirrje për deeskalim të situatës

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të dyja palëve për deeskalim të situatës.

“Shumë e shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë akterëve të punojnë për depërshkallëzim të situatës”, ka shkruar Bruins Slot në platformën “X”.

Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika