Ministrja e parë me ngjyrë në Gjermani

E rritur në një strehimore azilkërkuesish, 29-vjeçarja do të jetë ministre për çështje sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein, për katër vjetet e ardhshme

Aminata Toure

Vajza e dy refugjatëve nga Malia është bërë anëtarja e parë me ngjyrë e një qeverie shtetërore në Gjermani.

Të mërkurën, Aminata Touré është emëruar në kabinetin e guvernatorit, Daniel Günther, në shtetin më verior të Gjermanisë, Schleswig-Holstein, në kufi me Danimarkën.

Anëtari 29-vjeçar i partisë ambientaliste të Gjelbër do të mbikëqyrë Ministrinë e Çështjeve Sociale në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Günther, një kristian demokrat.

“Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të rriturit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim”, shkroi Toure në Twitter.

Në 2019, Touré u zgjodh zëvendëskryetare duke u bërë e para femer me ngjyrë që mban një post të tillë nga 16 shtetet e Gjermanisë.

Duke folur në një ngjarje të vitit 2019 në Berlin me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Touré tregoi se si u rrit në një kamp refugjatësh, duke pyetur veten nëse zëra si ajo do të përfaqësoheshin ndonjëherë në politikën gjermane.

E frymëzuar nga fushata e suksesshme presidenciale e Obamës, Touré ka thënë se ai frymëzim e bëri që të vendosë të kandidojë edhe për postin.

Gjermania nuk ka pasur kurrë një ministër me ngjyrë në qeverinë federale. Ndonëse ngadalë, përfaqësimi i pakicave në parlamentin kombëtar është rritur viteve të fundit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika