Ministrja Gërvalla në NATO flet për qëllimet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në selinë e NATO-s, e ka akuzuar Serbinë për tentim destabilizimi ndaj Kosovës

NATO

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, e ka nisur me takimin me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge, si dhe ndihmëssekretaren e përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

Sipas njoftimit “Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”.

Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e “vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë”.

“Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i përqafojë vlerat e NATO-s.

Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika