Ministrja gjermane e quan sundimin taliban “hap drejt kthimit në Epokën e Gurit”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka dënuar qeverisjen e Afganistanit në dyvjetorin e uzurpimit të pushtetit nga talibanët

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka dënuar qeverisjen e Afganistanit nga grupi islamist, Taliban, në dyvjetorin e uzurpimit të pushtetit nga talibanët.

“Dy vjet sundim nga talibanët nënkupton dy vjet kthim mbrapa drejt Epokës së Gurit për njerëzit e Afganistanit”, tha Baerbock në një komunikatë më 14 gusht.

Miliona njerëz në Afganistan po vuajnë nga uria nën sundimin e talibanëve, të cilët për çdo ditë po ua heqin nga një të drejt grave dhe vajzave, tha ajo.

Baerbock e hodhi poshtë mundësinë që Gjermania t’i normalizojë marrëdhëniet me qeverinë talibane, e cila nuk është njohur nga asnjë shtet deri tani.

Talibanët e morën pushtetin në dorë më 15 gusht të vitit 2021, pas largimit të forcave të SHBA-së dhe NATO-s. Që nga atëherë, Afganistani i ka humbur ndihmat për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen financiare nga donatorët perëndimorë.

Pasi mbeti nën sundimin taliban, Afganistani u bë njëri prej vendeve të goditura më së rëndi nga kriza në botë, pasi më shumë se 28 milionë njerëz – apo rreth dy e treta e popullsisë së tij – ka nevojë urgjente për ndihma humanitare, sipas Human Righst Watch.

Qeveria teokratike e talibanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, në liri të lëvizjes, në të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit.

Gratë e kanë pësuar më së shumti, dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë akuzuar talibanët se po tentojnë t’i zhdukin gratë nga jeta publike dhe që t’i burgosin ato nëpër shtëpi.

Deri më tani, talibanët i kanë lëshuar mbi 100 urdhra në linjë me interpretimin e tyre të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit.

Pjesëtarë të “Policisë së Moralit” i kanë ndëshkuar publikisht shkelësit e vendimeve, me raste edhe në mënyrë të dhunshme.

Burrat dhe gratë janë burgosur, apo janë rrahur me kamxhikë nëpër hapësira publike.

Shumë prej urdhrave dhe kufizimeve të talibanëve janë rikujtim i veprimeve të tyre kur kanë qenë për herë të parë në pushtet, më 1996-2001, kur ata i kanë privuar afganët edhe prej të drejtave më bazike.

Prej kthimit në pushtet, talibanët e kanë futur nën tavolinë Kushtetutën e Afganistanit dhe e kanë ndryshuar sistemin e drejtësisë./REL

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika