Ministrja gjermane: Evropa duhet ta mbrojë rregullin global

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

“Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj, por duhet të veprojë si mbikëqyrëse në gjithë botën”.

Kështu ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, pas bisedimeve që ka pasur për Kinën, me homologët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).

Komentet e saj kanë ardhur pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur polemika, meqë në vizitën e tij të fundit në Pekin, ka thënë se Evropa duhet t’i shmangë “krizat që nuk janë tonat”.

Evropianët “nuk duhet të izolohen në territorin tonë. Ne nuk duhet të kufizojmë veten për të mbrojtur paqen evropiane, sepse është nën sulm”, ka thënë Baerbock në një konferencë për media në Japoni, ku është mbajtur takimi i diplomatëve të G7-ës, shkruan REL.

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë sovrane dhe të pavarur, me qasje të gjerë në botë, sidomos kur të tjerët veprojnë në dëmin tonë ose në dëmin e të tjerëve”, ka shtuar ajo.

Baerbock, po ashtu, ka paralajmëruar se Kina “dëshiron t’i zëvendësojë rregullat aktuale ndërkombëtar me rregullat e saj”, duke përmendur qasjen agresive të Pekinit në ujërat e kontestuar, siç është ndërtimi i ishujve artificialë.

Veprime të tilla “rrezikojnë rregullin ndërkombëtar në Indo-Paqësor. E gjitha kjo e bën të qartë pse është aq e rëndësishme, sidomos në këto kohë, që shtetet, të cilat besojnë në ligjin ndërkombëtar, të qëndrojnë bashkë”.

Përgjatë vizitës së saj të fundit në Pekin, javën e kaluar, Bearbock ka paralajmëruar për “skenar të tmerrshëm”, në rast të “përshkallëzimit ushtarak” në Ngushticën e Tajvanit.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por të cilin e pretendon Pekini.

Autoritetet kineze besojnë se do ta kontrollojnë këtë ishull dikur, qoftë edhe me forcë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika