Ministrja Haxhiu në takim me Johnson dhe Hovenier, diskutohet për vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me ndihmëssekretaren e ShBA-së për çështjet e zbatimit të ligjit, Lisa Johnson dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me një delegacion të prirë nga Ndihmës Sekretarja, Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

Të enjten e 21 korrikut, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ndihmëssekretaren e ShBA-së në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson dhe Ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Bashkëpunim të shkëlqyer e quajti ministrja Haxhiu raportin me Ambasadën Amerikane në Kosovë, e cila ndër të tjera, përmes programeve si INL, OPDAT dhe ICITAP vazhdon të mbështesë procese të rëndësishme të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sundimi i ligjit, lufta antikorrupsion, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë duke përfshirë edhe aspektet e drejtësisë penale, ishin tema të cilat zgjuan interesim nga ndihmëssekretarja Johnson, duke trajtuar po ashtu me një vëmendje të shtuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në nismat e saj që parandalojnë dhe luftojnë dukurinë e dhunës në familje.

Në kuadër të agjendës së ShBA-ve në luftën globale kundër korrupsionit, Johnson e vlerësoi si partner të rëndësishëm Republikën e Kosovës, për çka vlerësoi se ky bashkëpunim do të sjellë edhe rezultatet e saja në forcimin dhe zbatimin e ligjit dhe rendit juridik.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me një delegacion të prirë nga Ndihmëssekretarja, Lisa Johnson dhe Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi i deritanishëm ka sjellë rezultate të mira dhe se i njëjti do të vazhdojë edhe më tutje për t’i kontribuuar forcimit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika