Ministrja shqiptare, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon drejtësi dhe pajtim

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se përkujtojnë me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim

Minsitrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke thënë se burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm u masakruan nga regjimi serb.

Xhaçka tha se kujtimi i tyre dhe mijëra burrave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim”, ka shkruar Xhaçka.

Xhaçka shtoi se kjo “gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Raçak”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika