MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve, çmime të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme. Çmimi i naftës mbetet i njëjtë

Ilustrim

Çmimi i naftës për litër të premten do të jetë një euro e 70 centë për litër, bën të ditur MINT përmes publikimit të përditshëm të çmimeve tavan për derivate.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar i benzinës përgjatë së premtes do të jetë një euro e 36 centë për litër, ndërsa 76 centë për gaz.

Çmimi i naftës mbetet po i njëjti me atë të së enjtes. Ndërkaq, çmimet mbeten valide për 24 orët e ardhshme nga momenti i publikimit të tyre.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve. Kjo shërben si një masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe njëherësh, dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika