MINT publikon çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

Çmimet e publikuara nga MINT, nga të cilat ka rënë vetëm çmimi i benzinës, janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Gjersa çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur po i njëjti, çmimi i benzinës ka rënë për 4 cent.

Përmes një postimi në Facebook, MINT ka bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.63 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika