Miqtë ndërkombëtarë po e bindin të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, por për Bujar Osmanin, prioritet janë zgjedhjet

Bujar Osmanit, i është sugjeruar që pas mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s.

Lajmi u bë publik një ditë më parë nga TV21, duke iu referuar burimeve diplomatike. Ndërsa sot, vetë Osmani u përgjigj duke konfirmuar se ka rekomandime nga organizata ndërkombëtare, por pa treguar konkretisht cilat.

“Është e vërtetë se kam disa rekomandime për disa organizata ndërkombëtare, por tani jam i fokusuar në angazhimet e mia politike në vend”, tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të tërhiqet nga karriera politike vendore dhe të kalojë në atë ndërkombëtare nëse nuk arrin të bëhet President i RMV-së.

Përndryshe, nuk ka asnjë proces formal për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Anëtarët e Aleancës tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të marrë detyrën e Sekretarit Gjeneral. Kjo procedurë shpesh zhvillohet përmes kanaleve diplomatike joformale, por edhe mund të kontestohet.

Aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është Jens Stoltenberg, pasi më 4 korrik 2023 aleatët ranë dakord për t’ia zgjatur mandatin edhe për një vit, deri më 1 tetor 2024.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika