Miratimi i buxhetit të vitit 2026, Bulliqi nuk përfshinë projektet prioritare

Është miratuar Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2026 por në të mungojnë projektet që kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi i kishte premtuar si prioritare. Investimet kapitale janë më të ulëta se vitin e kaluar dhe fokusi kryesor ka mbetur te asfaltimet dhe subvencionet. Opozita e quan buxhet elektoral dhe akuzon kryetarin për mashtrim dhe mungesë vizioni

Para pak ditësh në Kuvendin Komunal të Podujevës, është miratuar buxheti i komunës për vitin 2026.

Përpos se pjesa e dedikuar për investimet kapitale mbetet më e ulët sesa ajo e vitit paraprak, jashtë planifikimit kanë mbetur edhe një sërë projektesh që kryetari aktual dhe kandidat për një mandat tjetër, Shpejtim Bulliqi, i prezantonte si prioritet.

Njëri prej tyre është uji i pijes, problem për të cilin, Bulliqi premtonte zgjidhje para se të zinte karrigen e kryetarit e që në fushatën aktuale, thoshte se do marrë kohë.

Në buxhet, asnjë mjet nuk është i ndarë për këtë projekt por në të, dominojnë asfaltimet e rrugëve.

Në të nuk përmendet as ngrohtorja e qytetit dhe as Liqeni i Pollatës.

E opozita në komunë, këtë e vlerëson mashtrim elektoral.

”Gjersa lavdëron projektet milionëshe, në miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe projeksionet për 2027-2028, nuk i ka përfshi premtimet e dhëna në kohë fushate, nuk e ka asnjë cent të ndarë për ujin e pijshëm. Nga ngutia për të bërë një buxhet elektoral…jam i bindur se e di që s’do jetë kryetar mandatin e ardhshëm, për atë arsye e ka drejtuar buxhetin nga klientela e tij”, ka thënë Besim Latifi – Anëtar i LDK-së në Podujevë.

Kritika për këtë kanë edhe nga shoqëria civile.

”Rënia e buxhetit për investime kapitale tregon mungesë vizioni zhvillimor dhe humbje të prioriteteve. Ajo lidhet me migrimin e lartë dhe mungesën e kushteve për jetë cilësore, si në arsim, shëndetësi e infrastrukturë, çka është konfirmuar edhe nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Qeverisja aktuale ka dështuar të përputhë premtimet zgjedhore me mundësitë reale: nuk ka buxhet për ujësjellësin, ngrohtoren e qytetit apo impiantin e ujërave të zeza, projekte kyçe të lëna jashtë planifikimit real. Kjo tregon mungesë të një strategjie të qartë zhvillimi”, ka thënë Shemsi Jashari – Monitorues i komunave.

Shpejtim Bulliqi: Kemi premtuar 2 milionë euro për bujqit, kemi ndarë katër milionë…

Ndër të tjera, është zvogëluar edhe buxhetin për subvencione në 700 mijë euro ose 50 mijë më pak sesa që ishte vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika