Me 62 vota “për”, 36 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2026, i cili kap vlerën prej 4 miliardë eurosh.
Sipas projektit të votuar, 3.64 miliardë euro janë të hyra të planifikuara, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes kredive dhe deficitit buxhetor.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se buxheti i vitit 2026 është një buxhet i përkohshëm dhe emergjent, i cili do të rishikohet dhe ndryshohet më vonë, në përputhje me prioritetet e Qeverisë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës kanë votuar kundër buxhetit, duke theksuar se amendamentet e tyre nuk janë përfshirë.

