Miratohet në parim Projektligji për sigurimet shëndetësore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ndërsa gjatë debatit partitë opozitare kërkuan më shumë sqarime nga Qeveria lidhur me mënyrën e pagesave dhe paketat që do të ofrohen për qytetarët.

Projektligji u votua me 65 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim. Shqyrtimi i dytë i tij është planifikuar të mbahet më 23 prill.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ligji synon krijimin e një sistemi të mbulimit universal shëndetësor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, si dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë qytetarët. Me sigurimin e detyrueshëm çdo qytetar do të ketë qasje të barabartë në shërbimet bazë shëndetësore, duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare individuale dhe duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë”, tha Vitia.

Ai shtoi se ligji parasheh edhe krijimin e një fondi të posaçëm për financimin e sistemit shëndetësor.

“Me këtë ligj themelohet Fondi i kujdesit të detyrueshëm shëndetësor, përfshirë funksionimin, financimin e Fondit të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor të Kosovës”, tha ai.

Gjatë debatit parlamentar, deputetët e opozitës ngritën shqetësime për paqartësitë rreth zbatimit të ligjit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës u theksua se ligji parasheh kontribute prej 3.5 për qind nga punëdhënësi dhe 3.5 për qind nga punëtori, ndërsa u përmend se edhe pensionistët do të kontribuojnë nga pensionet e tyre.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur në parim projektligjin, duke deklaruar se do të japin kontributet e tyre në fazën mes dy leximeve për përmirësimin e tij.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se ligji është jetik për qytetarët dhe se do të punohet për ta bërë më të zbatueshëm.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, theksoi se ligji parashihet të hyjë në fuqi pesë vjet pas miratimit, duke kritikuar vonesat në krijimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore në vend.

Vitia prezanton projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, thekson përfitimet për qytetarët

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika