Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Gjatë kësaj të mërkureje, është miratuar Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, ky projektligj ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Kosovës

Fotografi ilustruese

Sot është miratuar Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se përgjegjësi e këtij projektligji është ofrimi i shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Kosovës.

“Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është hartuar në bazë të rregullave të përcaktuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës, ku janë marrë për bazë të gjitha Direktivat e BE-së, që ndërlidhen me shërbimet e navigacionit ajror të transpozuara përmes akteve nënligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marrëveshja shumëpalëshe për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit”, ka shkruar ministri Aliu.

Më tej, ai ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Kosovës, për të cilën ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigimit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Kosovës.

“Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit”, ka thënë tutje ministri Aliu.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika